Parashikimi i motit

Këtë të diel në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira të pakta.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 11-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 13 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius.