“Sot doli një lajm i rrejshëm që jam martuar me një burrë të Kralevës” – Luljeta Aliu në Pressing

Analistja Luljeta Aliu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se këto zgjedhje do të mbahen mend për tensione të ulëta mes partive.

Ajo thotë se iu është gëzuar mungesës së gjuhës fyese mes partive.

Aliu thotë se qytetarët nuk kanë bërë përplasje për shkak se janë bashkuar dhe po presin pushtetin e radhës.

“Qytetarët i kanë bashku forcat dhe po e përkrahin pushtetin në ardhje”, ka thënë ajo.

Tutje ajo thotë se megjithatë lajmet e rreme kanë qenë problematikë gjatë fushatës zgjedhore.

“Lajmet e rreme kanë qenë problem. Një video e kishin shpërndarë gjoja Albin Kurtin e kishin pritur në Shtërpcë me thirrje nacionaliste serbe. Nuk ishte e vërtetë. Doli se ishte e montuar”, tha ajo.

“E pashë një portal e kishte shkruar një lajm se kinse unë kam lënë burrin dhe jam martuar me një serb nga Kraleva. Duhet të ketë një vijë ku ndalen këto. Nuk mund të shkojë në personale asgjë”, ka shtuar ajo.