Sot erdhën nga Zvicra, dy bashkatdhetarë përleshen mes vete në Shtime – njëri plagoset me armë zjarri

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Shtime, pas një mosmarrëveshje me një të dyshuar, i cili më pas është arrestuar.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ndërkohë burime të lajmi.net bëjnë më dije se dy personat në fjalë kanë ardhur sot nga Zvicra, ata janë takuar orët e paradites, ku edhe janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre është plagosur më armë zjarri.

Policia është vënë në drejtim të të dyshuarit, dhe brenda një periudhe të shkurtë, është arrestuar një i dyshimtë. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdorë.

“Sot rreth orës 16:40 në Shtime, policia ka marr informata që ka gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarët ka kuptuar që një person është dërguar në ambulancën në Shtime dhe nga atu është dërguar në QKUK në Prishtinë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. I njëjti ka plagë në këmbë, dyshohet se nga arma e zjarrit. Policia menjëherë është vu në ndjekje të personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, më të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Po ashtu policia ka vrejtur se personi në fjalë ka një lëndim në dorë dhe i njëjti është dërgua fillimisht në ambulancën në shtime. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e specializuara dhe do të merren informata për ndriçimin e rastit”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/