Ministri i jashtëm turk nis paralajmërimet: Libia mund të ketë fatin e njëjtë me Sirinë

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka paralajmëruar se duhet të bëhen përpjekje urgjente, për të mos krijuar një situatë në Libi të ngjashme me atë në Sirinë.

”Ata duan ta kthejnë situatën në Libi sikurse në Siri. Nëse Libia bëhet si Siria, atëherë do iu vijë radha edhe vendeve të tjera të rajonit”, tha Cavusoglu, në takimin e partisë në Antalia, në brigjet e Mesdheut të Turqisë.

”Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar që Libia të ndahet dhë të eskalojë në kaos, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë. është qeveria legjitime ajo me të cilën po merremi”, tha ai, duke theksuar marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë të nënshkruar me Libinë.

Duke nënvizuar konfliktet e vazhdueshme në botën islamike, Cavusoglu kritikoi mungesën e unitetit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, duke thënë se nuk është aq i fortë sa të zgjidhë problemet në këtë drejtim.

Ai përmendi edhe prototipin e makinës së parë autoktone të Turqisë, të shfaqur të premten nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai tha se Turqia është duke ”ndryshuar ekuilibrat” e tregut.