Sot janë bërë homazhe për dëshmorët: Avni Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri

Me rastin e 19-vjetorit nga rënia e dëshmorëve: Avni Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Stanoc të Epërm të Komunës së Vushtrrisë, nga përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe familjarë.
Dëshmorët: Avni Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri ishin ushtar të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së.
Ata ranë së bashku gjatë luftimeve në malet e Çyçavicës, në krye të detyrës, në mbrojtje të popullatës civile më 18 prill 1999.