Sot mblidhet KQZ’ja, vendosin për aktivitetet zgjedhore

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen zyrtarisht më 14 shkurt.

”Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Zëdhënësin i KQZ’së Valmir Elezi i tha sot Periskopit se sot pritet te mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.

Elezi tha se fillimisht vendoset për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kenë në dispozicion, shkruan Periskopi

“Sot do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi për Periskopin.