Sot përfundon strehimi i të gjithë familjarëve të viktimave nga tërmeti

Sot përfundon strehimi i të gjithë familjarëve të viktimave nga tërmeti.

Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme, Bledi Çuçi deklaroi se sot do të përfundojë strehimi i familjeve të viktimave të tërmetit tragjik, teksa pak ditë më parë disa prej tyre u akomoduan në Shkozë, te banesat sociale.

“Sot përfundon strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima” tha ai.