Sot po mbretëron mot me shtrëngata shiu (video)

Në orët e pasdites në Prishtinë dhe disa qytete të Kosovës, kohë pas kohe është duke rënë shi i rrëmbyeshëm, shkruan fokusi.info.

Edhe pse ditëve të kaluara, moti ishte me temperatura të larta, edhe sot paradite ka qenë mot i mirë, kurse në orët e pasdites ka filluar shi i rrëmbyeshëm.

Ky shi nuk po zgjat shumë, por po bjen disa herë brenda një kohe të shkurtër.

Në videon e dërguar nga lexuesi i Fokusit, shihen shtrëngatat e shiut.