Kuçi: Marrëveshja për energjinë, legalizim i Serbisë në Kosovë

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ia ka rikujtuar LV-së së kur ka qenë në opozitë marrëveshjen për energji që është arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë e kishte vlerësuar si legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo marrëveshje, të cilën LV-ja po e pranon me krenari, është legalizim i Serbisë në Kosovë.

“Marrëveshja që Besnik Bislimi e nënshkroi sot, dikur quhej legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë. Ky ishte qëndrimi zyrtar i LVV-së në vitin 2015. Kjo marrëveshje me të vërtetë është legalizim i Serbisë në Kosovë sepse pjesa e veriut të Mitrovicës do të trajtohet në mënyrë të veçantë. Por, sot VV-ja po e pranon këtë marrëveshje me krenari. Këta po na paralajmërojnë që fatin e njëjtë do ta ketë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Metamorfoza e VV-së është çrrënjosja prej çdo parimi e projekti politik nga e kaluara e vet”, ka shkruar ajo.