Sot pritet krijimi i një cikloni mbi Itali i cili do të vijë direkt tek ne

Një masë ajrore e pasur me lagështi nga Atlantiku do të depërtojë sot mbi Itali duke krijuar një ciklon të pasur me reshje atmosferike. Cikloni do të shkaktojë reshje të fuqishme dhe gjithashtu edhe shtrëngata të fuqishme lokale në Itali.

Nesër ky ciklon pritet të vije direkt në drejtim të rajonit tonë duke shkaktuar reshje atmosferike.

Reshjet e shiu do të fillojnë në veriun e Shqipërisë, jugun e Malit të Zi dhe do të përfshijnë edhe Kosovën menjëherë. Reshjet do të jenë të dendura herë pas here. Gjithashtu priten edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet e fuqishme priten në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë, ndërsa gjatë fundit të ditës ato do të shtrihen edhe në qendër, jug dhe perëndim të vendit. Më së pakti reshje pritet të ketë në juglindje të Shqipërisë.

Kësaj radhe edhe Kosova do të përfitojë reshje të dendura shiu në nivel vendi, ku priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan