Sot protestojnë banorët e lagjes “Mati 1”

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë sot do të dalin në protestë me arsyen se po neglizhohen nga komuna e Prishtinës.

Ata protestojnë kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe disa problemeve të tjera që ka kjo lagje, njofton Klan Kosova.

“Ne si banorë, shprehim indinjatën e thellë ndaj organeve komunale, ndaj injorimit dhe neglizhencës në raport me lagjen tonë”, thonë organizuesit e protestës.

Protesta do të mbahet nga ora 18:00 deri 18:30 tek hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”.