Vuçiq: Do të bëj gjithçka që zëri i serbëve të Kosovës të dëgjohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se serbët nga Kosova përballen me probleme të përditshme të cilat, siç tha ai, “janë të imponuara nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre dhe të shuajnë vatrat serbe”.

Vuçiq ka deklaruar në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” se serbët nga Kosova nuk duan ta vuajnë më atë terror.

Ai shtoi se do të bëjë gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet dhe tha se do të vazhdojë të luftojë për popullin serb në Kosovë.

“Më shumë më shqetësonte njerëzit tanë në Kosovë dhe problemet që i imponohen thuajse çdo ditë, me dekada, nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre dhe të shuajnë vatrat serbe. Serbët nga Kosova nuk do ta vuajnë me atë terror. Kështu duhet të dijë dhe dëgjojë të gjithë. Prandaj unë thashë me zë e qartë te vërtetën per vuajtjet e tyre, për jetën e pamundur dhe lirinë inekzistente. Do të bëj gjithçka çfarë të jetë e nevojshme, që të dëgjohet zëri i serbëve. Dhe unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë, Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë shtoi se javën e kaluar ka mësuar shumë gjatë takimit me partnerët norvegjezë dhe kinezë.

“Në javën pas nesh, mësuam shumë nga partnerët tanë norvegjezë, forcuam bashkëpunimin tonë strategjik me Kinën, vazhduam rrugën e reformave dhe zhvillimit me BE-në, u gëzuam së bashku me miqtë tanë të dashur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ditën e Kombëtares, isha krenar për të rinjtë tanë dhe të suksesshëm në botë, isha dhe mbetem me gjithë zemër me futbollistët tanë”, theksoi Vuçiq.