Sot shënohet 21 vjetori i rënies së heroit Agron Rrahmani

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të heroit Agron Rrahmani, sot do të bëhen homazhe.

Homazhet në nderim të figurës së heroit Agron Rrahmani bëhen më 12 maj 2019 (e diele), në ora 12:00, në fshatin Ballofc të komunës së Besianës (Podujevës).

Përndryshe, Agron Rrahmani ka qenë komandant i njësitit të parë gueril të Prishtinës. Ai u vra në përpjekje me forcat serbe në “Lagjen e Muhagjerëve” në krye të detyrës.