Sot shënohet “Dita e Veteranit”

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot shënojnë ditën e tyre, shkruan Fokusi.info.

Sipas ligjit, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Me rastin e kësaj dite, Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, në ora 10:00, do bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa degët e këtyre Organizatave do të bëjnë homazhe në varrezat dhe lapidarët kudo në Kosovë./Fokusi.info/