Ceremonia e zbarkimit të FSK në misionin e parë paqeruajtës

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës po mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK’së për në misionin e parë paqeruajtës në botë, ku do jenë krah ushtrisë amerikane në Kuvajt.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm janë presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Osmani është shprehur se misioni gjashtë mujor po bëhet i mundshëm falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tutje Osmani deklaroi se Kosova e bëri lirinë dhe ndërtoi paqen bashkë me miqtë ndërkombëtarë.

“Ky kontingjent është i vogël në numër por i madh në përmbajtje dhe mesazh. Këta djem po shkruajnë historinë e re të Kosovës”, shtoi ajo.

Ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendi po  mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.