Sot takimi i “madh” VV-LDK, pritet të vendoset vula e koalicionit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhje Demokratike e Kosovës do të takohen sot për një diskutim të gjerë që do të dallojë nga të mëhershmet ku ishin vetëm kokat e partisë.

Reporteri.net mëson se VV e LDK do të ulen gjatë ditës së sotme në tryezë për të vendosur vulën e koalicionit, e ku do të marrin pjesë nënkryetarët e partive.

Siç u raportua në vazhdimësi dje nga Reporteri.net, marrëveshja është arritur dhe vetëm pritet diskutimi i fundit dhe hedhja e firmave.

Ndërkohë, për këtë takim nuk janë deklaruar, të paktën zyrtarisht, të dyja partitë. Deri tani akoma nuk kanë njoftuar për takimin e nesërm.

Sidoqoftë, u mësua se VV e LDK kanë ndarë resoret, që do të jenë 5 me 5, dhe janë dakorduar edhe për pozitat e larta, si kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti.

Pozita e fundit, që ishte më problematika, është lënë të diskutohet sërish kur të afrohet skadimi i mandatit të presidentit aktual, Hashim Thacit.