Sot vazhdon seanca për dialogun Kosovë – Serbi

Sot do të vazhdojë seanca për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun edhe pse shefi i ekzekutivit nuk gjendet në Kosovë për shkak të takimeve të paralajmëruara për sot në Bruksel.

Kjo seancë nisi të martën dhe zgjati deri pasmesnate ndërsa sot është paraparë të votohet edhe një projekt-rezolutë për dialogun.

Në seancën e së martës u debatua shumë rreth dialogut me Serbinë, por që në fund nuk pati kuorum për votimin e një rezolute.

Seanca do të vazhdojë prej orës 10:00.