Spanja me vështirësi ka mposhtur Norvegjinë (Video)

0
285

Spanja me vështirësi ka triumfuar ndaj Norvegjisë me rezultat 2-1 në stadiumin “Mestalla”.

Golin e parë në këtë takim spanjollët e realizuan në minutën e 16’  me anë të sulmuesit Rodrigo.

Në pjesën e dytë, mysafirët befasuan duke barazuar shifrat, nga pika e bardhë, me anë të Joshua King, kur po luhej minuta e 65’ e takimit.

Por, kundërpërgjigja e spanjollëve ishte shumë e shpejtë, kur pas vetëm 5 minutave Sergio Ramos riktheu epërsinë, duke ekzekutuar mirë penalltinë e akorduar në favor të Spanjës.

Kështu, Spanja e nisi kampanjën e Euro 2020 me tri pikë të fituara në grupin F, ku shihet si favorite absolute.