Specialja ia cakton vetes pushimin veror dhe dimëror, këto janë periudhat kur nuk do punohet

Gjykata Speciale ia ka vendosur vetes periudhën e pushimit dimëror dhe atij veror, gjatë së cilës puna e së njëjtës do të stopojë për të vazhduar sërish më pas pas disa ditësh.

Specialja ia ka caktuar vetes dy periudha të pushimit, një në verë, e një në dimër me më shumë se dy javë ditë pushim, shkruan lajmi.net.

Kështu, pushim dimëror, Specialja ia ka caktuar vetes periudhën prej 20 dhjetorit 2021, deri më 07 janar të vitit 2022.

Ndërkaq, pushim veror, Specialja vetes ia ka caktuar periudhën prej 26 korrikut të vitit 2021, deri më 13 gusht të po këtij viti.

Ajo çka vlen të përmendet është se Specialja nuk ka caktuar periudhë të pushimit për këtë vit.

Ndryshe, në Gjykatën Speciale tanimë janë konfirmuar aktakuzat e para, dhe ato kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Shtabin e Përgjithshëm të saj.

Deri tani, para gjykatës ka dalë ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Sot e nesër ndërkaq para gjyqtarit të procedurës paraprake do të paraqitet Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.