Specialja jep detaje për bastisjet e shtëpive të ish-krerëve të UÇK-së

Specialja ka dhënë detaje për bastisjet që aktualisht po kryhen në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Rexhep Selimi.

Me anë të një komunikate për media, Specialja ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione në Kosovë.

Ata kanë thënë se po asistohen nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në komunikatën për media.