Specialja s’e konfirmon arrestimin e Haxhi Shalës: Operacioni po vazhdon, s’kemi koment

Sot është raportuar se Gjykata Speciale ka arrestuar Haxhi Shalën, i njohur edhe si komandant “Topi”.

Nëse është arrestuar ai apo jo, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dhënë një përgjigje.

Ata për Express kanë thënë se janë duke zhvilluar një operacion dhe se nuk kanë komente.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigje.