Haradinaj: Albin Kurti është arsyeja kryesore që Serbia nuk po ndëshkohet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pas sulmit të 24 shtatorit, Kosova ka çuar porosi në Beograd e kudo.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj për Blic Interview me Astrit Gashin nuk i kurseu kritikat për Qeverinë aktuale.

“Besoj që Kosova ka dërguar porosi se nuk do t’i dorëzohet terroristëve dhe sulmeve, ne jemi në gjendje që të kryejmë detyrën tonë në çdo pjesë të Kosovës. Kjo është një porosi që është çuar edhe në Beograd e kudo, nuk mundet ta mohojë askush”, tha Haradinaj.
“Këto po nxitohen edhe nuk po kanë plan, nuk kanë strategji, Albini, Vjosa, Donika e Glauku. Realisht po shkojnë në çdo gjë në mënyrë eksperimentale, nuk funksionon ashtu. Ne ende i kemi atje policët të ekspozuar, ende ekziston rreziku për secilin prej tyre dhe kjo është një qasje bukur eksperimentale”, shtoi ai.

Sipas, kreut të AAK-së, arsyeja pse nuk ndeshkohet Serbia është Albin Kurti.

“Albin Kurti dhe ushtria e tij e internetit, deputetët e njerëzit e Qeverisë dalin lavdohen e thojnë se na u ka rritë rejtigu pas 24 shtatort, tani Afrim Bunjaku vdiq, një mobilizim botëror mos me ndodhë diçka më e keqe, Mbretërisë së Bashkuar iu desh që t’i hyp ushtarët në avion dhe t’i bie këtu, për me ju rritë rejtigu Albinit, Dimal Bashës, Armend Mujës e Mimozës, që edhe pse Radojçiq ka hyrë në listë të zezë, ajo komunikon me të. Këto shkaktojnë dëme të mëdha tek besueshmëria me ata që kem punë”, tha Haradinaj.

“Arsyeja pse nuk ndëshkohet Serbia e nuk shpërblehet Kosova është tek keqpërdorimi që po bën Kurti, tek mashtrimet që po bëjnë këta nuk i lejojnë”, shtoi ai.