Spektakël në Torino, Juventusi fitoi në minutat shtesë ndaj Napolit (Video)

Një ndeshje e jashtëzakonshme është luajtur në ‘Allianz Stadium’ të Torinos, ndërmjet Juventus dhe Napolit.

Derbi i javës së dytë në Serie A është mbyllur me fitoren e Juventusit, me rezultatin 4 – 3, rezultat që u jep tri pikët kampionëve në fuqi.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua qysh në minutën e 16’, kur Danilo shënoi në debutimin e tij për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Vetëm tre minuta më vonë, Higuain dyfishoi epërsinë, për të lënë përshtypjen që derbi mori fund shumë herët.

Festa e tifozëve juventin nisi qysh në minutën 62’, kur Cristiano Ronaldo shënoi për 3-0, por duket se ky ishte vetëm fillimi i këtij takimi.

Ishte koha që Napoli të merrte timonin në dorë.

Minuta 66’ regjistroi Kostas Manolas në listën e realizatorëve, me Napolin që ngushtoi epërsinë në 3-1. Dy minuta më vonë, debutuesi Hirving Lozano rihap sfidën duke shënuar për3-2.

Kurse, minuta e 81’ e takimi e gjeti të pavëmendshëm Matthijs de Ligt, i cili harroi Di Lorenzon, ky i fundit që shtyu topin në rrjetë për barazimin 3-3.

Por, kur të gjithë mendonin se ndeshja po mbyllej pa fitues, ishte Koulibaly fytyra tragjike që shënoi autogol për t’i dhënë tri pikët Juventusit në minutën e 92-të.

https://www.youtube.com/watch?v=7VUNf45th4U