Spitali i Parmës mbyll pavijonin për koronavirusin: Ky është gëzimi i mjekëve dhe infermierëve

Një lajm i mirë erdhi këtë të shtunë në Itali nga Spitali “Maggiore” i Parmës i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e ligjshëm të mjekëve dhe infermierëve.

“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim”, shkruan Pizzaroti përkrah filmimit.