Stano: Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të kthehen në procesin e dialogut.

Sipas tij ky proces nuk ka alternativë tjetër, andaj edhe Prishtina edhe Beogradi duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut. BE është ndërmjetësues dhe palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur koncensus. Rruga e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe aty nuk ka bajpas”, është shprehur Stano në konferencë.

“Të dyja palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të rikthehet. Duhet të provohet për të gjetur zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve”.

“Këta janë hapat: shtensionim, kthim në dialog dhe hetim i ngjarjeve të 24 shtatorit. Dialogu duhet të rikthehet, palët të kthehen në tavolinë. Pikë”.