Stina e nxehtë: Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditës

I nxehti ka ardhur dhe ju mund të filloni numërimin mbrapsht për pushimet verore. Një efekt anësor i nxehtësisë që fatkeqësisht tenton të neglizhohet shumë është dehidrimi dhe ndjenja e dobësisë. Nëse këshilla për t’u mbushur me energji nuk mjafton, këtu është një listë e 9 ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë ditës.

Ananasi – është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe ujit. Përkundrazi, nëse përdoret si një përbërës për një koktej alkoolik, veprimi i tij është edhe dehidratues (si të gjitha pijet alkoolike).

Shalqiri – është një nga ushqimet që përmbajnë përqindjen më të lartë të ujit – 92%. Është gjithashtu i pasur me kalium, një mineral shumë i rëndësishëm që pengon dehidratimin e trupit.

Trangulli – është një perime me pak kalori, si dhe ushqimi që përmban më shumë ujë (96%), i cili është gjithashtu një burim i shkëlqyer i kripërave minerale. Nuk duhet anashkaluar dhe veprimi i tij pastrues dhe detoksifikues kundër toksinave.

Luleshtrydhja – përveç të qenit një frut me një sasi të madhe uji, mund të shtohet edhe në një gotë ujë për të pasur një shtim të lëngjeve brenda trupit.

Pjepëri – në verë pjepri është një domosdoshmëri. Përveç kësaj është i jashtëzakonshëm për të shuar etjen, gjithashtu, një fetë e këtij fruti garanton një kontribut të rëndësishëm të vitaminave A dhe C.

Speci djegës – sidomos nëse pritet në feta brenda një sallate, jo vetëm që ndihmon për të qëndruar të hidratuar, por gjithashtu kryen një veprim kullues anti-celulitit!

Domatet – në çfarëdo forme që të konsumohen, domatet parandalojnë dehidrimin.

Rrepka – në sajë të kombinimit të kaliumit dhe ujit, të dy të pranishëm në sasi të mëdha, rrepka është ushqimi ideal për të qëndruar i hidratuar.

Selino – nuk është vetëm shumë hidratuese për lëkurën dhe trupin, por gjithashtu përmban vitamina A, C, B, K, si dhe folate dhe natrium. Një thesar i vërtetë ushqimor për funksionimin e mirë të organizmit! /Revista Psikologjia/