Stoltenberg: Pamjet nga Washingtoni tronditëse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg i quajti tronditëse skenat e zhvilluara në Washington.

Me anë të një postimi në Twitter Sekretari i Përgjithsëm  i NATO’s, Jens Stoltenberg i ka quajtur pamje tronditëse skenat e zhvilluara në Kapitol.

“Skena tronditëse në Washington, D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Komentet e tij erdhën ndërsa imazhet televizive treguan protestues që sulmonin ndërtesën e Kapitolit të SHBA dhe skena të dhunës.