Sulmohet shtëpiaku i shkollës “Enver Hadri” në Smrekonicë, ngriten dyshime se sulmi është kryer nga punëkryesi i renovimit të shkollës

Nuk kanë qenë të rralla rastet kur punëtorët që ruajnë objekte si shtetërore ashtu edhe publike janë kërcënuar ose sulmuar në hapësira të ndryshme në kryeqytet. Rasti i fundit ka ndodhur sot, në shkollën “Enver Hadri” e cila gjendet në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, raporton Fokusi.info.

Rastin e ka bërë publik Fidan Bejta, përfaqësues i fshatit të Smrekonicës i cili ka shkruar në Facebook se shtëpiaku Xhevdet Aliu është sulmuar nga punëkryesi i renovimit të shkollës.

Bejta tha se Aliu ka marr tretmanin e nevojshëm në emergjencë dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sulmohet shtepiaku i shkolles “Enver Hadri”.

Xhevdet Aliu shtepiak ne shkollen e fshatit tone, derisa ishte duke kryer pastrimin e disa mbeturinave eshte sulmuar nga punekryesi i renovimit ne shkollen tone.

Xhevdeti ka marr tretmanin e nevojshem ne emergjence dhe eshte liruar per ne shtepi, policia e Kosoves eshte duke u marr me rastin ne fjale.

E denoje ashper veprimin e ulet te punekryesit dhe i them qe ne Smrekonice nuk do te lejohet qe punet te kryhen shkele e shko.

Sot kemi kontaktuar edhe me avokatin Kastriot Feka dhe jemi dakorduar qe se bashku do t’i ndjekim rruget ligjore qe drejtesia te shkoje ne vend.

Nuk do te ndalemi per te miren e vendit asnjehere.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

REAGIM

Me shqetësim mora lajmin për sulmin ndaj punëtorit teknik në SHFMU “Enver Hadri”, në fshatin Smrekonicë.

Sulmet e tilla nuk kanë vend në një shoqëri të qytetëruar dhe duhet të ndëshkohen.

Andaj ftoj organet e rendit që të ndërmarrin veprimet ligjore dhe autori i këtij akti të shëmtuar të vihet para drejtësisë.

Mbesim me shpresë që rastet të tilla të mos përsëriten.

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë