Studime bachelor dhe master në Gjermani, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere

Të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në një prej universiteteve gjermane në ciklin e parë apo të dytë të studimeve, tashmë kanë mundësinë të njihen me kriteret që duhen plotësuar.

Ambasada Gjermane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ka dhënë detaje mbi universitetet, programet e studimit, kostot, vizën e studentit dhe bursat që mund të përfitojnë aplikantët. “Cilat janë universitetet më të mira në Gjermani? Si mund të aplikoj për një vizë me qëllim studimi? Cilat janë mundësitë për bursë? Sa kushton jeta si student në Gjermani? Dhe cilat kushte duhet të plotësoj për të studiuar në Gjermani? Gjeni përgjigje për të gjitha këto pyetje këtu”,-shkruan ambasada.

Universitetet

“Gjermania konsiderohet një destinacion tërheqës studimi në të gjithë botën. Në një krahasim global, Republika Federale renditet e katërta në listën e vendeve më të njohura midis studentëve ndërkombëtarë. Rreth 13 për qind e të gjithë studentëve në universitetet gjermane erdhën nga vende të tjera në vitin 2018. Punëdhënësit në të gjithë botën vlerësojnë diplomat gjermane. Në tërë Gjermaninë gjenden mundësi interesante studimi. Më shumë se 400 universitete, shkolla të larta profesionale, shkolla të larta të artit, shkolla të larta teologjike dhe pedagogjike si dhe shkolla të larta profesionale për administratë ofrojnë një zgjedhje të pafund të lëndëve dhe drejtimeve të studimit.”,-bëjnë me dije ekspertët. Më tej, ata theksojnë se për secilin student ka një ofertë të përshtatshme në të gjitha fushat profesionale nga shkencat e gjuhës, gazetarisë dhe kulturës deri tek arti, muzika, aktrimi dhe disejnimi, si dhe mjekësia, shkencat e bujqësisë, pylltarisë, ekonomisë shtëpiake dhe ushqimore.

Kriteret

Fillimisht është i nevojshëm një kualifikim që jep miratimin për hyrjen në universitet, pra një diplomë gjimnazi që lejon aplikantin të kryejë studime në vendin e tij të origjinës. Ndërkaq, në Gjermani, kjo diplomë do të verifikohet për të parë nëse është e krahasueshme me një diplomë gjermane që jep mundësi për arsim të lartë. Shumë diploma të huaja njihen tani si ekuivalente. Kandidatët kanë mundësinë të verifikojnë se cila nga diplomat e gjimnazeve shqiptare vlen për të vazhduar studimet e larta në Gjermani. Në të gjitha ato raste kur i interesuari ka përfunduar studimet në ciklin e parë Bachelor e dëshiron të kryejë studimet në shtetin gjerman për nivelin Master, duhet të verifikojë pranë Zyrës Ndërkombëtare Gjermane (Akademisches Auslandsamt) nëse i plotëson kriteret për t’u bërë pjesë e universiteteve në këtë shtet. Ndërkaq, edhe kur diploma e marrë në Shqipëri nuk është ekuivalente me një diplomë gjermane që jep mundësi të arsimit të lartë, kandidati ende ka mundësi të studiojë në Gjermani. Para se të fillojë studimet, ai duhet të kryejë një kurs përgatitor në Studienkolleg.

Tarifat e bursat

Universitetet në Gjermani nuk paguajnë tarifa për shkollim për kurse universitare, por vetëm një tarifë semestrale duhet të paguhet. Institucione të shumta ofrojnë bursa në baza mujore për studentët që plotësojnë kushte specifike. Sidoqoftë, në Gjermani, bursat janë dhënë rrallë nga semestri i parë. Studentët në semestrat e mëvonshme dhe studentët e doktoraturës nga jashtë mund të aplikojnë për një bursë nga Shërbimi Shkëmbimi Akademik Gjerman. Disa institucione private, gjithashtu, mbështesin studentët e huaj.

Studim në anglisht

Ekzistojnë një larmi programesh ndërkombëtare që ofrohen, domethënë nuk do të keni mundësi të flisni gjermanisht për të studiuar në Gjermani. Programet Ndërkombëtare në Gjermani listojnë më shumë se 160 kurse bachelor kryesisht në gjuhën angleze dhe rreth 1100 programe ndërkombëtare master.

Aplikimi për vizë studentore

Marrja e vizës është një nga hapat më të rëndësishëm dhe të parë për studentët e ardhur nga vende të tjera. Gjermania ofron lloje të ndryshme të vizave studentore, për të cilat të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet ambasadës Gjermane ose Konsullatës Gjermane në vendin e tyre të origjinës.

Kriteret e studimit në Gjermani

Është i nevojshëm një kualifikim që jep miratimin për hyrjen në universitet, pra një diplomë gjimnazi që ju lejon të kryeni studime në vendin tuaj të origjinës.
Në Gjermani, kjo diplomë do të verifikohet për të parë nëse është e krahasueshme me një diplomë gjermane që jep mundësi për arsim të lartë.

Kur i interesuari ka përfunduar studimet në ciklin e parë Bachelor e dëshiron të kryejë studimet në shtetin gjerman për nivelin Master, duhet të verifikojë pranë Zyrës Ndërkombëtare Gjermane (Akademisches Auslandsamt) nëse i plotëson kriteret

Kur diploma e marrë në Shqipëri nuk është ekuivalente me një diplomë gjermane që jep mundësi të arsimit të lartë, kandidati duhet të kryejë një kurs përgatitor
Universitetet në Gjermani paguajnë vetëm një tarifë semestrale mes 100 dhe 300 euro

10 universitetet më të mira gjermane

Ludëig-Maximilians-Universität München (34)

Technical University of Munich (41)

Heidelberg University (45)

Humboldt-Universität zu Berlin (62)

RËTH Aachen University (79)

University of Freiburg (82)

Freie Universität Berlin (88)

Technische Universität Berlin (92)

University of Tübingen (94)

University of Bonn (100)