Suarez: Ishte goli më i mirë në karrierën time (video)

Goli i shënuar kundër Mallorcas, është më i miri për Luis Suarez.

Barcelona ka mposhtur 5:2 Mallorcan në ‘Camp Nou’, dhe Luis Suarez shënoi një super gol me thembër.

Ylli uruguaian ka deklaruar se ky gol, ka qenë më i miri se ka shënuar në karrierë.

Është goli më i mirë i karrierës time”, ka thënë fillimisht Suarez për Marca.

“E dija se kishte një kënd për të shënuar, dhe se do të më duhej të shkoja me thembrën e pasme”, përfundoi ai.