Sulm me thika në Prishtinë, disa të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një përleshje në Prishtinë mes disa personave të cilët kanë sulmuar me thika.

Gazeta Metro ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku po raportohet se janë përfshirë disa persona, ndërsa nuk dihen arsyet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te vendi i njohur si ‘te Lesna’ afër Fakultetit Filologjik.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.