Aksident i çuditshëm në Fushë Kosovë: Vetura pa shofer i del përpara autobusit

Autobusi i linjës Istog-Klinë-Prishtinë, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, më saktë para semaforëve përtej Gardes është aksidentuar dhe ka dalë në mes të rrugës me katër korsi.

Arsim Kukleci, pronar i autobusit ”Kukleci”, për Periskopin sqaron se si ka ndodhur aksidenti.

‘’Një veturë pa shofer na ka dalë në rrugë, nuk është frenuar as asgjë edhe ka dalë vetura për s’trup në rrugë. Kerri pa shofer pa kërkond në to, vet ka ecë. Autobusi ka pasë udhëtarë, por asnjë nuk jemi lëndu.’’, përfundon Kukleci.

Autobusi ka qenë plotë me udhëtarë, asnjë prej tyre nuk është lënduar.