Sulmet ndaj gazetarëve në veri, Kimete Berisha: Kurti edhe gazetarët i ktheu kundër KFOR-it

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas sulmeve që iu bënë gazetarëve të mediumeve kosovare sot në Leposaviq nga huliganët serb.

Berisha ka thënë se Kurti i ktheu edhe gazetarët kundër KFOR-it pasi që këta të fundit nuk i kishin mbrojtur gazetarët nga sulmet në veri.

Postimi i plotë:

Anarki!

Albin Kurti ia arriti qëllimit.
Edhe gazetarët i ktheu kundër KFOR-it.

Sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e akuzoi KFOR-i se ‘lëre që nuk po i mbron, por po u pengon të shpëtojnë nga huliganët serbë’!

KFOR-i nuk është i punësuar nëpër TV portalet e Kosovës, që t’u shërbejë gazetarëve si trupeojë.

Deklarata e tyre është amatorizëm i pafalshëm.
Asociacioni i gazetarëve të Kosovës po nxit pabesi, urrejtje dhe neveri ndaj KFOR-it, në vend se ta pyes kryeministrin e Kosovës se pse sot në Leposaviq ministri i tij ruhej me policë, e Ju jo.

Edhe në komunikacion ështē e ndaluar të futesh në kordonin e ushtrisë.

Ti paske kujtuar që mund të hysh mes ushtarëve, t’u biesh në dorën si nē dorën e gjyshes kur ikë nga peindi që të ndjek!

Meqenëse është kaq i paditur, kryesuesi i Asociacionit të gazetarëve duhet të jap dorëheqje (nuk e di as kush është)!

Pa ty bën, pa KFOR-in Kosova nuk bën!

P.S. Serbët, prej më të madhit deri te më i vogli janë të arnatosur.

Nuk shkohet në Veri në ymyd të Xhelal Sveçlës, të cilit iu arrestuan tre policë nga ushtria serbe dhe as pas këtij dështimi të pafalshëm nuk jep dorëheqje, përkundrazi, pa pushim përdorë fjalor luftënxitës!

Jo veç huliganët serbë. Juve sot ju rrahu qeveria, e cila ju ka vë në pritë, ju ka sakrifikuar, dhe nuk ju ka treguar se Veriu është Ferr për shqiptarët.