Sulmi në Zubin Potok, flet Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me të shtënat me armë në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se nuk ka pasur sulm me armë ndaj policisë.

Po ashtu Kelani ka thënë se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

Kelani nuk ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj KFOR-it.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, ka thënë Kelani.

https://www.fokusi.info/sulmohet-nje-ekip-i-kfor-it-ne-zubin-potok/lajme/