Sulmohet drejtori i Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pas dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:15.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.