Sulmohet fizikisht një zyrtar policor në Merdare

Në pikën kufitare në Merdare një person ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës.

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se i dyshuari për sulmin fizik ndaj zyrtarit policit është arrestuar.

“PKK Merdare 11.02.2024 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.