Haradinaj: S’jam njoftuar që kam ndonjë obligim ndaj Speciales

Ramush Haradinaj, kryeministri në dorëheqje, mbrëmë është kthyer nga Haga – pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

Ai sot edhe një herë ka folur për këtë çështje duke thënë se është mbrojtur në heshtje, bazuar në këshillën që ka marrë nga mbrojtësi i tij ligjor.

“Unë jam marrë në pyetje, nuk ka pasur ndonjë temë konkrete, nuk më është bërë njoftim as që janë ndalur hetimet ndaj meje, as që do të thërrasin prapë ose që unë kam ndonjë obligim ndaj Gjykatës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

“Deri atëherë unë do të vazhdoj të punoj pa ndryshim temash. S’e pranoj hapjen e kufijve, ose një Dodik Republikë – taksa mbetët deri në njohje, do të thotë këto janë qëndrimet e mija politike”.