Xhavit Haliti: Kurti të jap dorëheqje, vendi të shkojë në zgjedhje

Haliti thirrje Kurtit: Mos e refuzo takimin me Vuçiqin, Serbia është e humbur dhe e kompromentuar.

Opozita ka kohë që po kërkon që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këtë po e rithekson edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai për Front Online po thotë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të jap dorëheqje Kurti.

“Problemi është që nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme në procesin e zgjedhjeve nuk duhet të jetë kryeministri aktual duhet të zgjedhet qeveri teknike se të qenurit kryeministër deri të përfundojnë zgjedhjet i krijon mundësi që secilës parti në pushtet të përfitojë nga kjo edhe nga manipulimi i zgjedhjeve. Opozita po kërkon dorëheqjen e Kurtit, duhet të jap dhe të ikë qeveria që të bëhet një qeveri teknike për ta quar vendin në zgjedhje”, ka përfunduar Haliti.