“Super” Dega e IV-të e LDK-së në Prishtinë: Jep 4 emra të ministrave dhe shefin e Grupit Parlamentar, por në zgjedhje ishte mposhtur nga Vetëvendosje

Dega e katërt e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka përfaqësimin më të madh në Qeverinë e Kosovës.

Janë hiq më pak se katër ministra që do të jenë nga kjo degë.
Por jo vetëm kaq.

Kjo degë e ka edhe shefin e deputetëve të LDK-së, Arben Gashin.

Gazeta Blic merr vesh se ministrat Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi janë anëtarë të degës së katërt.

”Pos kryetarit të Degës së IV-të, Besian Mustafa, ministria nga kjo degë do të jenë edhe: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi”, tha ky burim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe pse nga kjo degë dolën 4 deputetë, LDK në këtë degë sipas burimeve të Gazeta Blic brenda LDK-së kishte marrë 3 mijë vota më pak se sa Lëvizja Vetëvendosje.

Këta pozita ministrore do t’i mbajnë 4 përfaqësuesit e Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë:

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim

Vlora Dumoshi- Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk është pajtuar me ndarjen ministrore.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se si erdhi deri tek pakënaqësia e Vjosa Osmanit.E gjithë kjo ndodhi për shkak të propozimeve për ministra në kabinetin qeveritar.

Në takimin konsultativ që Isa Mustafa pati me nënkryetarët e partisë, pak para se të mbahej mbledhja e Kryesisë së partisë, në mënyrë që t’i dërgoheshin për miratim emrat për ministra, Vjosa Osmani ka shprehur pakënaqsitë e saja.

“Ajo nuk ështe pajtuar me propozimet për emrat e ministrave nga LDK. Ajo në mbledhjen e nënkryetarëve që i kishte ftuar Isa Mustafa për konsulltim, kërkoi që të jetë Ministre e Brendshme dhe Zëvendëskryeministre. Ajo e refuzoi postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ky burim.

Ky propozim i saj nuk u pranua nga ana e “Kryesisë së Ngushtë”, çka bëri që ajo te bojkotoj mbledhjen e Kryesisë.

“Për shkak se nuk u miratua kërkesa e saj, Osmani vendosi që ta bojkotoj mbledhjen e Kryesisë”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Kryesia e LDK-së i ka miratuar emrat e dërguar nga kryetari dhe nënkryetarët e partisë.

“Pra, u miratuan emrat që u kundërshtuan nga ana e Vjosa Osmanit”, ky burim.