Super gol i Rashicës ndaj Leverkusenit (Video)

Werder Bremeni ka arritur ta barazojë rezultatin në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin e Leverkusenit, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, sulmuesi kosovar Milot Rashica e barazoi rezultatin në 1:1, pasi që goditja e tij nga largësia u devijua dhe përfundoi në portë.

Ja goli i Rashicës:

https://streamable.com/2ifg6