“Superpuna” suspendon 20 biznese nga platforma

Platforma “Superpuna” ka njoftuar se 20 biznese janë suspenduar nga platforma, si rezultat i mosrespektimit të termeve dhe kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në terren të përfitueseve.

“Superpuna” ka bërë të ditur se gjatë monitorimit në terren të këtyre bizneseve monitoruesit kanë vërejtur që punëtorët të cilët figurojnë si të punësuar në ato biznese nuk kanë qenë prezentë në vendin e punës.

“Me këtë rast, ‘Superpuna’ ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve, duke ua pamundësuar të përfitojnë sërish nga subvencioni. Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, megjithatë shkeljet e tilla të Termeve dhe Kushteve do të pasohen me suspendim nga platforma”.

“Monitorimi i bizneseve përfituese nga platforma ‘Superpuna’ është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Andaj, udhëzojmë bizneset t’u përmbahen detyrimeve të tyre, ashtu që në vazhdimësi të kenë mundësinë të përfitojnë nga politikat mbështetëse të Qeverisë”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/