Neymar më pranë Realit, kjo është oferta e fundit

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar raportohet se po i afrohet transferimit te Real Madridi pasi Barcelona e ka shumë të vështirë të arrijë marrëveshjen.

Tashmë nuk është një sekret se Neymar kërkon të largohet këtë verë nga PSG, dhe si Real ashtu edhe Barça po e ndjekin me interes situatën.

‘Ansa’ raporton se Neymar po i afrohet më shumë Los Blancos. Raporti pretendon se Real po mundohet të përfshijë Gareth Bale dhe Keylor Navas në marrëveshje për të
bindur PSG.