Suspendohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues

Pas ikjes së të dënuarit M.K nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ngritur Komision Hetimor.

Po ashtu, SHKK ka marrë vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues L.R dhe B.H.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.