Svarqa për incidentin: Donin të votonin të gjithë

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa i ka thënë KTV-së se tani që LDK-ja po del e para në sondazhe ka përpjekje të individëve të shumtë për ta destabilizuar partinë.

Ai ka thënë se ngjarja në Koshare ishte tubim, e jo Kuvend zgjedhor, dhe kur ky ka propozuar që të kryhen procedurat për zgjedhje, të gjithë të pranishmit kanë dashur të votojnë, shumë prej tyre pa qenë delegatë.

Ai ka thënë se është larguar nga tubimi, pas incidentit dhe nuk është në dijeni se dikush është arrestuar.