Sveçla: Aksioni i sotëm në Brezovicë s’pati cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni i sotëm në Brezovicë nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara, por krimin dhe shkelësit e ligjit.

“Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit, sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime që kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të maleve në zonën e Brezovicës”, ka shkruar Sveçla.

“Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit, që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme, kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”.

Sveçla është zotuar se si Ministri e Punëve të Brendshme, bashkë me Policinë e Kosovës, do të mbesin të përkushtuar për ofrim të sigurisë, rendit dhe ligjit për qytetarët e Kosovës, ndërsa shkelësit e ligjit “do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës”.