Syla: Arrestimi i Radoiçiqit është film, mos u ngutni me u gëzu e me i hangër foret

Gazetari Valon Syla thotë se “arrestimi i Radoiçiqit është film”.

Ai tha se në Kosovë s’ka pse të ketë gëzim për arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbis, Milan Radoiçiq, i cili ka pranuar se ishte organizator i grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator.

“Mos u ngutni, se arrestimi i Radocicit eshte film. Në fund del te Gjykatat Serbe, se ai e paska mbrojtur integritetin territorial të Serbisë në Kosovë, sepse ashtu e parasheh edhe kushtetuta serbe”, shkroi Syla.

“Mos u ngutni mu gëzu e mi hongër foret se marut. Armiku nuk flen”, shtoi ai.