Syla: Huliganët serbë po keqpërdorin mirësinë tonë, por do t’ua ulim kokën çdoherë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar për arrestimin e sotshëm të disa serbëve nga Policia e Kosovës ne Gazimestan, të cilët kishin shkuar aty për të festuar Vidovdanin.

Syla iu ka çuar porosinë se Kosova është e shqiptarëve dhe shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës nuk do të tolerohen.

“Porosia për Gjuriqin e rrugaçët e tij është se sa herë çoni kokën, e provokoni sigurinë tonë, ne do të t’ju ulim at kokë, që assesi të çlirohet nga apetitet serbomëdha”, ka shkruar Syla.

Reagimi i plotë i Sylës:

Si zakonisht, qëllimisht keqpërdoret mirësia e shtetit të Kosovës nga huliganët serb. Policia sot ka kryer punën siç dhe e do rendi kushtetues,në Gazimestan të Obiliqit.

Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare.

Porosia për Gjuriqin e rrugaçët e tij është se sa herë çoni kokën, e provokoni sigurinë tonë, ne do të t’ju ulim at kokë, që assesi të çlirohet nga apetitet serbomëdha.
Policia jonë, krenaria jonë!