Syla: Kurti po llogaritë te Vjosa Osmani për të përçarë deputetët e LDK’së në Kuvend përsëri

Publicisti Valona Syla, ka deklaruar se hedhja në votim e Qeverisë Kurti pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK’në), është vetëm tendencë për t’i përçarë deputetët e partisë së Isa Mustafës në Kuvend.

Syla ka shkruar se kjo tendencë për përçarje po bëhet, për arsye që të prodhohet bllokadë dhe krizë politike, si refleksion i paaftësisë të arritjes së marrëveshjes.

Tutje ai ka thënë se Kurti po llogaritë të Vjosa Osmani dhe deputetët pro saj, që ti kthehen kundër LDK’së përsëri, sikur në vitin 2014.
“Tendenca e Kurtit është të prodhojë drama politike dhe bllokadë, deri në momentet e fundit për përfitime partiake. Ai nuk duket i interesuar për marrëveshje dhe për të krijuar Qeveri”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se me 3 shkurt në ora 11:00 është thirrur seancë parlamentare për krijimin e Qeverisë së Kosovës. Mirëpo një seancë e tillë është thirrur pa marrëveshje në mes të VV’së dhe LDK’së dhe deri më tani Kurti nuk i ka 61 vota për votimin e Qeverisë. /gazetametro.net