Syla: Si e kam parë Hysen Durmishin në ministri, e dita që ka mi mshu pares diku

Analisti dhe gazetari, Valon Syla, i ka reaguar ashpër zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për taksën 5-euroshe në regjistrimin e automjeteve.

Syla në një postim në Facebook ka aluduar se Durmishi është një keqpërdorues tenderësh, shkruan lajmi.net.

“Edhe të padishëm edhe të poshtër, plus edhe rrenca. O si e kam pa Hysen Durmishin e VV’së aty në Ministri të Liburn Aliu, e dita që kanë mi mshu pares diku. 20 tendera me procedura të shpejta 1 burimore”, ka shkruar Syla.

“Plus një rruge në Prishtinë ja ka lon emrin e babës vet, te Rruga C, tash radhën e ka çka? Nashta Marigona me u quajt Liburnia… more llaskuca të stikersave ka 5 euro”, ka thënë ai.

“Gërvalleshin hajnat, hajnat… tash me stikersa taksë, po marojnë oligarki të re… sortë e flliqt”, ka shkruar ai në fund.