Szunyog reagon heqjen e tabelave në çirilicë: Procesi të zbatohet vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka reaguar në lidhje me vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në çirilicë.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.” – ka shkruar Szunuyog.

Ndër të tjera ai ka thënë se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.